Republika e Kosovës Republic of Kosovo - Republika KosovaRepublika E Kosovës • June 7th, 2018
Contract Type FiledJune 7th, 2018Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA KAPITULLI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi dhe fushëveprimi 1.Ky ligj përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura të themeluara nga Kuvendi i Kosovës. 2.Qëllimi i këtij ligji është të krijojë një kuadër koherent ligjor për themelimin, organizimin, funksionimin, përgjegjshmërinë dhe performancën e institucioneve të administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura. Neni 2 Përkufizimet 1. Fjalët apo shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. funksion i hartimit të politikave - është përgatitja e politikave publike, hartimin i akteve ligjore, miratimi i akteve nënligjore dhe përcaktimi i standardeve të detyrueshme. 1.2. funksioni i dhënies së