Cilësia [0 - 30. Treguesit dhe analiza cilësore në punë duke përcaktuar elementet e saj si për shmebull por pa u limituar në cilësinë e propozimit teknik për sa i përket metodave të përdorura, personelit kryesor, organizimi i sitit, siguria, sigurimit të cilësisë, planit të mobilizimit, grafikut të zbatimit dhe çdo aktiviteti tjetër siç mund të përcaktohet nga punëdhënësi. Sqarim: Si kriter vlerësimi duhet të përzgjidhet vetëm njëri prej opsioneve. Plotësimi i të dy opsioneve e bën procedurën të pavlefshme. 5.6 Korrigjimi i gabimeve dhe pjesët e hequra 5.6.1 Autoriteti Përgjegjës korrigjon ato gabime në ofertë, që janë thjesht të një natyre aritmetike, nëse gabimi zbulohet gjatë shqyrtimit të ofertave. Autoriteti Përgjegjës e njofton menjëherë Ofertuesin në fjalë me një njoftim me shkrim/elektronik mbi çdo korrigjim të tillë dhe mund tëvazhdojë me ndryshimin e gabimit, me kusht që Ofertuesi t’a ketë miratuar këtë komunikim që i është bërë. Nëse Ofertuesi refuzon të pranojë korrigjimin e propozuar, atëherë oferta do të refuzohet, pa konfiskim të sigurimit të ofertës, nëse ekziston një e tillë. 5.6.2 Gabimet në llogaritjen e çmimit do të korrigjohen nga Autoriteti Përgjegjës, si më poshtë: - në rast se ka mospërputhje ndërmjet shumave të shprehura në shifra dhe atyre në fjalë, atëherë do të mbizotërojnë shumat e shprehura në fjalë, me përjashtim të rasteve kur shuma në fjalë lidhet me një gabim aritmetik; - nëse ka mospërputhje ndërmjet çmimit njësi dhe vlerës së përgjithshme që merret nga shumëzimi i çmimit njësi dhe sasisë, atëherë do të mbizotërojë çmimi njësi, dhe rrjedhimisht duhet të korrigjohet shuma në total, nëse ka një gabim në një shumë total, që korrespondon me mbledhjen ose zbritjen e nëntotaleve, atëherë do të mbizotërojë nëntotali dhe totali duhet të korrigjohet. Shumat e korrigjuara në këtë mënyrë janë të detyrueshme për ofertuesin. Nëse ofertuesi nuk i pranon ato, atëherë oferta e tij do të refuzohet. Ofertat me gabime aritmetike refuzohen, kur shumat absolute të të gjitha korrigjimeve janë më shumë se ± 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar. 5.7 Ofertat anomalisht të ulëta 5.7.1 Nëse oferta e dorëzuar, rezulton anomalisht e ulët në lidhje me shërbimet e ofruara, atëherë Autoriteti Përgjegjës i kërkon Ofertuesit në fjalë të justifikojë çmimin e ofruar. Nëse Ofertuesi nuk arrin të japë një justifikim që të bindë Autoritetin Përgjegjës, atëherë ky i fundit ka të drejtë të refuzojë ofertën. 5.7.2 Oferta do të cilësohet anomalisht e ulët:Në rastin kur janë ...