Lloji i procedurës:Shërbim konsulence Specimenaj Klausuloj

Lloji i procedurës:Shërbim konsulence. Kjo procedurë përfshin dy faza kryesore: Faza 1 – Shprehja e interesit dhe Parakualifikimi (lista e shkurtër):Kandidatët do të dorëzojnë kërkesën për shprehje interesi dhe dokumentat e kërkuara në DT. Autoriteti Kontraktor, do të shqyrtojë dokumentat e dorëzuara nga Kandidatët, dhe do të vlerësojë nëse ky dokumentacion plotëson kërkesat e përcaktuara në dokumentat e tenderit. Kandidatët, që nuk i plotësojnë kriteret e kualifikimit, skualifikohen dhe njoftohen menjëherë për këtë skualifikim.Në përfundim të kësaj faze, kandidatët e kualifikuar përshihen në një listë të shkurtër, e cila duhet të përmbajë të paktën 2 (dy) kandidatë. Faza 2 – Paraqitja e propozimeve: Autoriteti Kontraktor dërgon një ftesë për të dorëzuar propozime, kandidatëve që janë kualifikuar në Fazën 1 (Ofertuesit e përzgjedhur në listën e shkurtër). Propozimet përfundimtare të kualifikuara shqyrtohen dhe vlerësohen sipas kritereve përkatëse nga Autoriteti Kontraktor. Ky i fundit ia jep kontratën atij Ofertuesi që ka paraqitur propozimin më të mirë të vlerësuar.