Metodologjia e Propozuar [20-30. Nënkriteret ii/a. Përqasja teknike dhe metodologjia [20-30%]ii.b Plani i punës dhe grafiku u dorëzimit të projektit[30-40%]ii.c. Organizimi i Stafit[20-30%] ii/a. Përqasja teknike dhe metodologjia: Konsulenti duhet të shpjegojë që i ka kuptuar objektivat e detyrës së dhënë në Termat e Referencës, përqasjen teknike, metodologjinë për të realizuar aktivitetet e ndryshme duke përfituar rezultatet e pritura dhe shkallën e detajimit të këtyre rezultateve. Konsulenti duhet të paraqesë problemet kryesore dhe rëndësinë e tyre dhe të shpjegojë përqasjen teknike që do të adaptojë për zgjidhjen e tyre. Konsulenti duhet të shpjegojë metodologjinë që propozon të adoptojë dhe të paraqesë kompatibilitetin e këtyre metodologjive me qërqasjen e propozuar (konsulenti në këtë rast nuk duhet të përsërisë/kopjojë Termat e Referencës). ii/b. Plani i Punës dhe grafiku i dorëzimit të projektit: Konsulenti duhet të propozojë aktivitetet kryesore të detyrës, përmbajtjen dhe kohëzgjetjen e dorëzimit të projektit, fazat dhe ndërlidhjen midis tyre, etapat e dorëzimit të raporteve dhe projektit. Plani i propozuar i punës duhet të përputhet me përqasjen teknike dhe metodologjinë, duke treguar se i ka kuptuar kërkesat e Termat e Referencës në plan pune konkret. Gjithashtu, duhet të tregojë aftësinë për t’i transformuar kërkesat e Termave te Referencës në plan pune konkret. Një listë e dokumentave përfundimtare përfshirë raportet, vizatimet dhe tabelat të cilat duhen dorëzuar, duhet përfshirë në këtë kapitull.ii/c. Organizimi dhe Stafi: Konsulenti duhet të përshkruajë kompoziemin dhe strukturëne skuadrës së tij, listën e ekspertëve kryesore, stafin mbështetës, CV e firmës dhe personelin ekonomiko-administrativ.Në çdo rast, anëtarët e KVO në mënyrë individuale duhet të argumentojnë dhe dokumentojnë lidhur me mënyrën e pikëzimit sipas nënkritereve të mësipërme.