Përpilimi i një studimi për opsionet e përmiresimeve në kaskadëI.3.1. Vlerësimi i opsioneve Specimenaj Klausuloj

Përpilimi i një studimi për opsionet e përmiresimeve në kaskadëI.3.1. Vlerësimi i opsioneve. Analizë e praktikave më të mira nga vende të tjera, raste të suksesshme të përmirësimit të zonave të HEC-eve në botë, Synimi: 4 raste nga vende të tjera, dy nga të cilat nga investimet më të suksesshme në botë dhe 2 raste nga vende të ngjashme. Prezantim i praktikave më të mira në procese të ngjashme dhe që kanë rezultuar si zhvillime të suksesshme për zhvillimin dhe ekonominë e zonave përreth tyre.-Analizë e tipologjive të ndryshme të ndërhyrjeve të mundshme, si muzeum, park historic apo kulturor, muze i hapur interaktiv, etj. 1.3.2. Propozimi i alternativave- Propozimi i 3 skenareve të ndryshëm, duke kombinuar vendndodhjet e mundshme (hartëzimi i aksesit vendor e ndërkombëtar në destinacionet e propozuara për investim) me tipologjitë e mundshme të investimit dhe kostot përkatëse.- Propozimi për marketimin dhe qëndrueshmerinë e secilit skenar.- Identifikimi i përfitimeve të mundshme ekonomike dhe vlerësimi i përfitimeve të tjera që mund të kontribuojnë në parashikimin e saktë të kthimit të investimit për secilin skenar.- Disavantazhet dhe avantazhet e secilit skenar, shkruar qartë dhe ndarë në disa kategori, për shembull: aspektet e kostove, plani i investimeve, funksionaliteti, qëndrueshmëria, ndikimi mjedisor, mirëmbajtja, etj.- Prezantimi i tre alternativave të propozuara për zhvillimin në kaskadën e Drinit në një tavolinë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e KESH sh.a. dhe qeverisjes lokale, si dhe grupe të tjera të interesit të propozuara nga KESH sh.a. me qëllim dakordësimin mbi kriteret e seleksionimit për alternativën më të mirë.- Përzgjedhja e alternativës më të mirë bazuar në kriteret e seleksionimit. Produkti: Një raport në format A3 i vlerësimit dhe analizimit, i pajisur me harta, skica, vizatimet, etj, të cilat do të dokumentojnë investigimin e kryer në fushat e kërkuara nga ana e konsulentit, me qëllim transparencën e lehtësimin për procesin e vendimmarrjes për këtë konsulencë. Raporti duhet të dokumentojë qartë 3 opsionet e ndërhyrjes, së bashku me analizën SWOT për argumentimin e secilit propozim. Secila alternativë duhet të shoqërohet me një përshkrim dhe përmbledhje të përgjithshme, përfshirë rekomandimet e konsulentit për alternativën e përzgjedhur, në mënyrë që klienti të vendosë cili opsion është i mundshëm dhe/ose më i mirë për qëllime turistike dhe të promovimit. I.3.3. Detajimi i konceptit të përzgjedhurPas përzgjedhjes nga ana e klientit të opsionit që do të zhvillohet më tej, konsulenti do të përcaktojë:- Një program për skenarin sp...