Examples of Autoriteti Kontraktor in a sentence
Autoriteti Kontraktor duhet të lajmërojë kontraktorin për vendimin e tij, brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit, duke shprehur arsyet nëse e aprovon apo jo atë.
Autoriteti Kontraktor kërkon sigurim për ekzekutimin e kontratës.
Nëse Ofertuesi nuk i përgjigjet kërkesës së bërë nga Autoriteti Kontraktor lidhur me zgjatjen e periudhës së vlefshmërisë së ofertës, ose nuk e pranon kërkesën në fjalë, ose nuk paraqet një sigurim të zgjatur të ofertës, kur kërkohet, atëherë Autoriteti Kontraktor do të refuzojë ofertën.
Vlerësimi i propozimeve Vlerësimi i Propozimeve Teknike5.1 Autoriteti Kontraktor shqyrton çdo propozim teknik për të konfirmuar nëse ai është në pajtim me të gjitha kërkesat e paraqitura në Dokumentat e Tenderit dhe se i pranon të gjitha afatet e kushtet.
Autoriteti Kontraktor vlerëson dhe rendit propozimet teknike në pajtim me procedurat dhe kriteret e vlerësimit të paraqitura në Dokumentat e Tenderit.
Faza 2 – Paraqitja e propozimeve: Autoriteti Kontraktor dërgon një ftesë për të dorëzuar propozime, kandidatëve që janë kualifikuar në Fazën 1 (Ofertuesit e përzgjedhur në listën e shkurtër).
Autoriteti Kontraktor korrigjon ato gabime në propozimin ekonomik, që janë thjesht të një natyre aritmetike, nëse gabimi zbulohet gjatë shqyrtimit të propozimeve.
Autoriteti Kontraktor njofton menjëherë Ofertuesin në fjalë me një njoftim me shkrim/elektronik mbi çdo korrigjim të tillë dhe mund të vazhdojë me ndryshimin e gabimit, me kusht që Ofertuesi t’a ketë miratuar këtë komunikim që i është bërë.
Në rastin kur sigurimi i ofertës ka formën e një garancie bankare, Autoriteti Kontraktor ia rikthen ofertuesve sigurimin përkatës brenda 15 ditëve nga nënshkrimi i kontratës.4.7 Periudha e Vlefshmërisë së Ofertës Periudha e vlefshmërisë së ofertës fillon që nga momenti i hapjes së ofertave.
Propozimet përfundimtare të kualifikuara shqyrtohen dhe vlerësohen sipas kritereve përkatëse nga Autoriteti Kontraktor.