Kriteret e vlerësimit të ofertave të pranueshme. Kriteret për vlerësimin e ofertës teknike Kushtet/kërkesatDëshmitë e dokumentuara1. CV që përshkruan detyra të ngjashme bazuar ne TeRCV (me dëshmi të dokumentuara dhe të bashkangjitura). Dëshmi e dokumentuar i referohet diplomës, kontratave te punësose provave të tjera të lëshuara nga një autoritet kontraktues. Vetëm dëshmitë të cilat janë relevante për fushat tematike të aplikimit do të merren parasysh.CV-të e konsulentëve që kalojnë vlerësimin minimal teknik bazuar ne TeR (Perputhje ne mes CVs dhe TeR në të gjithë specifikimet teknike) do të procedohen për vlerësim të mëtutjeshëm.Kriteret për vlerësimin e ofertës financiare: Kushtet/kërkesatDëshmitë e dokumentuaraOfertë financiare sipas udhëzimeve në PJESËN 2 të këtij dokumentiOfertë financiare në EURO ne muaj.Peshimi i kritereve për vlerësimin e ofertave teknike dhe financiare është si në vijim: KriteretPas vlerësimit të ofertave, ofertuesit te cilët kanë kaluar pjesën teknike dhe gjinden ne mesin e ofertueseve me oferte financiare me te favorshme, do te ftohen për interviste. Kjo vlene për te dyja pozitat. Pas intervistave, do te behet përzgjedhja finale për te dyja pozitat. Helvetas - Kosovë ruan të drejtën për të hyrë në negociata me të gjithë ose me një pjesë të konsulenteve të pranueshëm, në mënyrë që të ndryshojnë dhe/ose plotësojnë ofertat e tyre origjinale. 10. Dorëzimi i ofertaveKonsulentet duhet të dorëzojnë oferta të veçanta për secilin pozite aplikimi. Ofertat duhet të dorëzohen me email , duke përdorur udhëzimet si me poshte.Për pozitën Zyrtar i Larte ligjor- CV me dëshmi te rëndësishme te dokumenteve dhe oferta financiare Për pozitën Zyrtar ligjor (junior)- CV me dëshmi te rëndësishme te dokumenteve dhe oferta financiare CV dhe ofertat financiare duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme të postës elektronike: procurement.kosovo@helvetas.org dhe ne titull të email-it duhet te shkruhet pozita per te cilën aplikoni. Preferohet qe ofertat financiare te jene te mbrojtura me password. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të caktuar nuk do të shqyrtohen. 12 Ndryshimi ose tërheqja e aplikacioneveKonsulentet mund të ndryshojnë ose tërheqin ofertat e tyre me njoftim me shkrim para afatit të fundit për dorëzimin e ofertave. Asnjë ofertë nuk mund të ndryshohet pas këtij afati.Helvetas - Kosovë ruan pronësinë e të gjitha ofertave që nuk janë tërhequr. Rrjedhimisht, ofertuesit nuk kanë të drejtën e kthimit të ofertës tek ta. 13 Vlefshmëria e ofertaveOfertuesit janë të lidhur me ofertat e tyre për 90 dit...