Periudha fillestare e ekzekutimit të kontratës dhe zgjatja e mundshme e saj. Shërbimet do të ofrohen gjatë periudhës Prill 2023 - Mars 2024, me mundesi vazhdimi , varësisht nga kërkesat dhe mundësitë buxhetore.Vlerësimi i CVSecila ofertë do të vlerësohet në përputhje me kriteret dhe peshimin e detajuar më poshtë. Kriteret për vlerësimin e shërbimeve do të shqyrtohen në përputhje me kërkesat e paraqitura në shtojca.E tërë procedura e vlerësimit është konfidenciale. Vendimet e Panelit Blerës (PB) janë kolektive dhe diskutimet e tij mbahen në seanca me dyer të mbyllura. Anëtarët e PB janë të detyruar të ruajnë fshehtësinë. Raportet e vlerësimit dhe shënimet me shkrim janë vetëm për përdorim zyrtar dhe nuk mund t'i komunikohen ofertuesve ose ndonjë pale tjetër përveç Helvetas - Kosovë.