Përshkrimi i kontratës. Programi për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), i zbatuar nga HELVETAS Sëiss Intercooperation (HELVETAS Kosova) ka objektivin e përgjithshëm: “Përmirësimi i performancës së komunave në qeverisje, menaxhim dhe shërbime duke kontribuar në rritjen e kënaqshmërisë së qytetarëve”. Janë tri rezultate të DEMOS III.1) Granti i Performancës Komunale (GPK) është kredibil, efektiv dhe i institucionalizuar si dhe zbatohet plotësisht nga MAPL-ja me angazhim të mëtejshëm publik; 2) Mbikëqyrja lokale nga organet përkatëse komunale është përmirësuar dhe mekanizmat e angazhimit të qytetarëve janë funksionalizuar duke përfshirë gjithnjë e më shumë shoqërinë civile dhe grupet e margjinalizuara në vendimmarrjen komunale;3) Korniza e politikave dhe ligjore është më e favorshme për qeverisjen lokale të decentralizuar dhe për financimin e komunave të bazuar në rregulla.Në kuadër të rezultatit të parë dhe rezultatit të tretë, projekti DEMOS mbështet MAPL-në drejt institucionalizimit të GPK-së dhe politikave të tjera për mjedis më të favorshëm për qeverisjen e decentralizuar lokale dhe të financimit të bazuar në rregulla. Në kuadër të rezultatit të parë, projekti parasheh mbështetje teknike dhe të kapaciteteve për MAPL-në, ndërsa në kuadër të rezultatit të tretë projekti synon të rrisë kapacitetet e ministrisë në hartimin, zbatimin dhe monitorimin më të mirë të kornizës ligjore. Për këtë qëllim, projekti parasheh ofrimin e mbështetjes ligjore për MAPL-në, përkatësisht Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm (ZSP) të MAPL-së, dhe ngritjen e kapaciteteve të departamentit ligjor në lidhje me ligjshmërinë e akteve komunale.Shërbimet e kërkuara dhe TeR për konsulent janë renditur në nenin 20 në këtë dokument.